Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon "listën e zezë" të Ramës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon "listën e zezë" të Ramës

Në përgjigje të publikimit të “listës së zezë” të rreth 100 zyrtarëve publikë të Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar Erida Skëndaj, drejtore e Komiteti Shqiptar të Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Me anë të një deklarate ajo u shpreh:

“Publikimi në faqet e internetit ose në forma të tjera publike të të dhënave lidhur me këta persona, të cilat mund të jenë nëpunës civilë, specialistë të thjeshtë ose funksionarë në këto institucione, nuk janë vetëm ilegale, por gjithashtu mund të krijojnë shqetësime të panevojshme.”

Është përgjegjësi e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të nisur një hetim, për të dhënë rekomandime dhe për të vendosur sanksione e nevojshme ndaj këtij veprimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>