Kompania koncesionare GFI ka rifilluar shërbimin e markimit, pas ndërprerjes një ditore.
GFI ndërpreu dje aktivitetin për shkaqe ende të paqarta duke bllokuar kështu futjen e naftës në treg.
Sipas ligjit, nafta e importuar nuk mund të çdoganohet nëse nuk është bëre më parë markimi i saj.