
Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar do të investojë në pikën turistike të Bigallës, në Korçë. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Bilisht të Korçës, të martën.
“Kompania e portit të Durrësit do të futet në investime edhe në këtë zonë për të ndërtuar pikën turistike të Bigallës”, u shpreh Rama.
Kompania Emar do të ndërtojë portin e ri turistik të Durrësit, si dhe rezidenca e hoteleri, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara.
Rama premtoi të hënen ndërtimin e një piste skish dhe strukturave hoteliere në këtë zonë.