
Drejtuesi Ekzekutiv i Institutit Serum të Indisë, kompania më e madhe e prodhimit të vaksinave i shkroi drejtpërdrejt në Twitter presidentit të SHBA-ve Joe Biden të premten duke i kërkuar të heqë ndalim e eksportit të lëndëve të para, shumë të nevojshme për të bërë më shumë vaksina koronavirusi.
Hapi i pazakontë i shefit të Institutit të Serumit (SII) Adar Poonawalla theksoi krizën në sigurimin e vaksinave për vendet në zhvillim, shumë prej të cilave mbështeten shumë tek kjo kompani për prodhimin, raporton AFP.
Instituti Serum është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Instituti ka luftuar për të përmbushur kërkesën për AstraZeneca.