Një ndryshim i kufizimeve të eksportit të SHBA-ve i ka lejuar një kompanie kineze të teknologjisë të anashkalojë ndëshkimet e vendosura nga qeveria amerikane. Kompanai akuzohet për shtypjen e myslimanëve në Kinë, raporton Axios.com.
Strategjia e kompanisë së inteligjencës artificiale SenseTime për të anashkaluar masa ndëshkuese tregon se si kompanitë mund të anashkalojnë kufizimet e SHBA.
Në vitin 2019, Departamenti amerikan i Tregtisë shtoi SenseTime në Listën e kompanive të ndaluara të bëjnë biznes me kompanitë amerikane pa leje.
SenseTime u akuzua për “shkelj dhe abuzime me të drejtave të njeriut në fushatën e Kinës që synonte ujgurët dhe pakicat e tjera kryesisht myslimane në rajonin autonom Ujgur Xinjiang.”
Vitin e kaluar, Byroja e Industrisë dhe Sigurisë e Departamentit të Tregtisë bëri një ndryshim në përcaktimin. Emri i kompanise në listë u ndryshua nga SenseTime në përgjithësi në Pekin SenseTime, një nga filialet e saj.
Sipas kompanisë, kjo ka lejuar kryerjen e biznesit me SHBA-të, pavarësisht masave ndaluese.
Kompanitë pjesë e listës së ndalimeve akuzohen për “aktivitetet në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA dhe/ose interesat e politikës së jashtme”. Kjo masë zbatohen vetëm për kompanitë specifike të emërtuara nga qeveria amerikane – jo për firmat e tyre mëmë ose motra.
Shtimi i kompanisë në listën e të ndaluarve erdhi pasi Neë York Times raportoi se kishte siguruar programin për njohjen e fytyrës tek autoritetet kineze të cilët e përdorën atë për të monitoruar ujgurët në Xinjiang.
Administrata Biden e ka quajtur zyrtarisht internimin masiv të ujgurëve një gjenocid. SenseTime i tha atëherë gazetës amerikane Times se nuk e dinte se teknologjia e saj përdorej për të profilizuar ujgurët.