Kompania kineze e teknologjisë anashkalon sanksionet e SHBA-ve

Kompania kineze e teknologjisë anashkalon sanksionet e SHBA-ve

Një ndryshim i kufizimeve të eksportit të SHBA-ve i ka lejuar një kompanie kineze të teknologjisë të anashkalojë ndëshkimet e vendosura nga qeveria amerikane. Kompanai akuzohet për shtypjen e myslimanëve në Kinë, raporton Axios.com.

Strategjia e kompanisë së inteligjencës artificiale SenseTime për të anashkaluar masa ndëshkuese tregon se si kompanitë mund të anashkalojnë kufizimet e SHBA.

Në vitin 2019, Departamenti amerikan i Tregtisë shtoi SenseTime në Listën e kompanive të ndaluara të bëjnë biznes me kompanitë amerikane pa leje.

SenseTime u akuzua për “shkelj dhe abuzime me të drejtave të njeriut në fushatën e Kinës që synonte ujgurët dhe pakicat e tjera kryesisht myslimane në rajonin autonom Ujgur Xinjiang.”

Vitin e kaluar, Byroja e Industrisë dhe Sigurisë e Departamentit të Tregtisë bëri një ndryshim në përcaktimin. Emri i kompanise në listë u ndryshua nga SenseTime në përgjithësi në Pekin SenseTime, një nga filialet e saj.

Sipas kompanisë, kjo ka lejuar kryerjen e biznesit me SHBA-të, pavarësisht masave ndaluese.

Kompanitë pjesë e listës së ndalimeve akuzohen për  “aktivitetet në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA dhe/ose interesat e politikës së jashtme”. Kjo masë zbatohen vetëm për kompanitë specifike të emërtuara nga qeveria amerikane – jo për firmat e tyre mëmë ose motra.

Shtimi i kompanisë në listën e të ndaluarve erdhi pasi Neë York Times raportoi se kishte siguruar programin për njohjen e fytyrës tek autoritetet kineze të cilët e përdorën atë për të monitoruar ujgurët në Xinjiang.

Administrata Biden e ka quajtur zyrtarisht internimin masiv të ujgurëve një gjenocid. SenseTime i tha atëherë gazetës amerikane Times se nuk e dinte se teknologjia e saj përdorej për të profilizuar ujgurët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>