Kompania Shell: Nuk do të bëjmë shpime nafte e gazi në lumin Vjosa

Nga Exit News
Kompania Shell: Nuk do të bëjmë shpime nafte e gazi në lumin Vjosa

Kompania e naftës Shell deklaroi se nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa. Përmes një deklarate për mediat, kompania pohon se gërmimet që po kryen kanë të bëjnë me një studim gjeofizik.

“Studimi gjeofizik që Shell po zhvillon në Bllokun 4 na shërben për të kuptuar më mirë perspektivën e zbulimit në Bllokun 2. Pavarësisht rezultateve të studimit gjeofizik Shell nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të vecantë që ne do ta respektojmë”

Reagimi i kompanisë erdhi pas peticionit të banorëve e Përmetit dhe Këlcyrës  të martën kundër shpimeve të kompanisë Shell, për naftë në brigjet e Vjosës. Në vitin 2018, qeveria nënshkroi një kontratë prej 40 milion euro me kompaninë Shell për kërkimin e naftës në rajonin “Blloku 4”.

Ky bllok përfshin disa fshatra përrreth lumit Vjosa. Banorët u shprehën se pavarësisht protestave dhe kërkesave të tyre, puna vazhdon.

Kompania Shell i tha Exit Neës se ata janë konsultuar me vendasit dhe i mbajnë të përditësuar me atë që po ndodh.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme