Linjat ajrore evropiane nisën të martën të shmangin hapësirës ajrore të Bjellorusisë, pasi presidenti Llukashenko urdhëroi devijimin e një avioni Ryanair në Minsk, me qëllim arrestimin e gazetarit disident në bord, Roman Pratasevich.
Lufthansa, KLM, SAS, Air France, LOT dhe Singapore Airlines ishin ndër ndër kompanitë e para, sipas një raportimi nga Reuetrs, që njoftuan se do të ndalonin fluturimet mbi Bjellorusinë.
BE-ja njoftoi se do të bllokojë kompaninë bjelloruse Belavia nga fluturimi në hapsirën ajrore evropiane dhe nga aeroportet e saj.
Agjencia evropiane e kontrollit të trafikut ajror Eurocontrol njoftoi se janë afërsisht 100 fluturime nga BE dhe Britania, që fluturojnë mbi Bjellorusinë çdo ditë.
Eurocontrol i këshilloi kompanitë të ndryshonin itinearet ajrore duke kaluar mbi vendet balltike, duke privuar Bjellorusinë nga tarifat që aplikon për shkeljen në hapsirën e saj ajrore.
Vendimi vjen pasi vendet e BE-së ranë dakord që duhet shmangur hapsira bjellorusë dhe duhen vendosur sanksione shtesë ndaj vendit.
Presidentja e Komisionit Evropian bëri me dije se BE-ja gjithashtu do të ngrinte një investim të madh me vlerë 3 miliardë € me Bjellorusinë.
Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.