Komisioni i Venecias hedh poshtë paketën antishpifje

Nga Exit News
Komisioni i Venecias hedh poshtë paketën antishpifje

Komisioni i Venecias kundërshtoi sot paketën antishpifje të miratuar në dhjetor 2019.

Në opinioni e publikuar sot , Komisioni ngre dyshime të thella për pavarësinë e Autotitetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara cenon lirinë e medias.

“Përpara se ti jepet gjithë ky pushtet AMA-s duhet të shihet përbërja e këtij institucioni, në mënyrë që të sigurohet autonomia, kontrolli dhe profesionalizmi.”

KV shprehet se media online duhet të ketë një proces të drejtë nga çdo vendim adminsitrativ, përpara gjykatës dhe sanksionet duhet të jetë në proporcionale.

Komisioni u shpreh se “është e nevojshme të sigurohet se masat ligjore dhe gjyqësore të jenë efektive në luftën e shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes.”

Në përfundim, Komisioni i Venecias mbështet idenë e ”funksionimin me vetërregullim dhe respektim të sistemit të llogaridhënies së medias online.”

Opinioni i publikuar sot është i njëjtë me draft opinionin e publikuar disa javë më parë. Për të lexuar më shumë klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>