Komuna e Mitrovicës në Kosovë premtoi se do të shtojë emrin e vajzës rome 5 vjeçare në pllakatën e përkujtimores së masakrës së 1999.
Në një deklaratë të hënën, komuna shprehu shqetësimin për denoncimin e djeshëm nga aktivisti Shkelzen Gashi dhe u zotua të korrigjojë gabimin duke shtuar emrin e 5-vjeçares Elizabeta Hasani në memorial.
Ata sqaruan se informacionet e marra para ndërtimit të memorialit nuk e përfshinin emrin e saj midis viktimave të masakrës. Ata qartësuan se kurrsesi nuk ishte i qëllimshëm.
Gjithashtu të hënën, përfaqësues të 15 organizatave joqeveritare dhe aktivistë të tjerë kërkuan që Komuna e Mitrovicës të shtojë emrin e Elzabeta midis shtatë viktimave në memorial sa më shpejt të jetë e mundur.
Më 13 Mars 1999, një granatë u hodh në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke vrarë shtatë vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Masakra mendohet se është kryer nga forcat serbe.
Në mars të vitit 2020, komuna ngriti një memorial për të përkujtuar masakrën, por në të gjenden vetëm emrat e gjashtë shqiptarëve.
Emri i vajzës pesëvjeçare rome Elizabeta Hasani, e cila sipas aktivistit Shkelzen Gashi ishte mes viktimave, mungon.
Gashi postoi edhe një foto të pasojave të masakrës nga fotografi Tylor Hicks, i cili tregon një fëmijë të shtrirë në tokë.
Ai pretendoi se fëmija është vajza pesë-vjeçare rome Elizabeta Hasani, e cila sipas Qendrës së Ligjit Humanitar të Kosovës u vra në këtë masakër.
Të hënën, aktivistët vendosën një shenjë në memorialin duke shpallur: “Emri i Elizabeta Hasani (1994 – 13.03.1999) duhet të shtohet këtu”.