Komuna e Prishtinës jep 50 euro për personat e infektuar me Covid, aplikimi online

Komuna e Prishtinës jep 50 euro për personat e infektuar me Covid, aplikimi online

Këshilli Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti për t’i dhënë 50 euro personave të infektuar me Covid-19 dhe 100 euro pensionstëve.

Kryetari i Komuniës Shpend Ahmeti njoftoi të hënën përmes një postimi në mediat sociale se aplikimi mund të kryhet “online” duke nisur nga e marta.

Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, thuhet në njoftim.

Ai ka shkruar se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.

Propozimi për ndarjen e 50 eurove për personat e infektuar me koronavirusin e ri u bë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti më 18 nëntor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>