Komuniteti rom në protestë për shkak të karantinimit nga koronavirusi

Nga Alice Elizabeth Taylor
Komuniteti rom në protestë për shkak të karantinimit nga koronavirusi

Gjatë kësaj jave komuniteti i romëve në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë protestuan për shkak të mungesës së ushqimit.

Komuniteti rom është më i prekuri nga karantinimi i vendit dhe kufizimi i lëvizjes vetëm 6 orë në ditë. Shumë prej tyre sigurojnë paratë nga mbledhja e letrave, e hekurishteve dhe materiale të tjera dhe i shesin ato.

Qeveria urdheroi para disa ditësh karantinimin. Kjo do të thotë që ky komunitet nuk mund të vazhdojë të mbledhë sa më sipër sepse rrezikojnë të ndëshkohen.

Një qytetar pohoi për Ora News se bashkia dhe qeveria nuk po bëjnë asgjë për t’i ndihmuar dhe për këtë shkak ata nuk kanë mundësi të paguajnë qeranë apo të blejnë ushqime.

Ne nuk kemi asnjë lloj të ardhure. Ushqehemi me kanoçe. Ne ngelemi pa bukë. Nëse nuk punojmë ngelemi pa bukë.”

 “Kërkoj ndihmë për fëmijët e mia, shteti nuk na le. Jemi dakord me masat, por kushtet nuk na lejojnë të mbrohemi. Ne nuk lahemi, nuk kemi sapun, nuk kemi dezinfektues.”

Në Elbasan, protestuesit deklaruan se bashkia kishte shpërndarë ushqime në mënyrë selektive dhe të padrejtë. Ata pohuan se nuk kishin marrë asnjë ndihmë financiare apo asistencë mjekësore.

Të njëjtat shqetësime u ngritën dhe nga komuniteti në Vlorë.

Romët dhe egjiptianët në Korçë u dyndën në bashki për të shënuar emrin në listën e bukës. Duke mos patur mundësi tjetër, për shkak të izolimit, për shumë nga ata kjo është e vetmja mënyrë.

Komuniteti Rom në Shqipërisë është një nga më të margjinalizuarit dhe të diskriminuarit. Familjet rome diskriminohen gjerësisht në të gjitha fushat, nga mirëqenia deri te kujdesi shëndetësor, arsimi dhe punësimi, dhe shumë prej tyre jetojnë në varfëri. Ndërsa ekzistojnë disa ligje për të parandaluar këtë, ato rrallë zbatohen dhe si të tilla, këto komunitete janë nga më të rrezikuarit në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>