Koncesionet e vitit 2020, aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë 240 milionë euro

Nga Redaksia
Koncesionet e vitit 2020, aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë 240 milionë euro

Qeveria pret që vitin e ardhshëm të japë me koncesion aeroportin e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, koncesione të cilat kapin vlerën e rreth 240 milionë eurove.

Në një intervistë për Euronews.al Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tregoi me pritshmëri të mëdha se rreth 90 milionë euro do të ishte aeroporti dhe 150 milionë tuneli i Llogarasë.

Për Aeroportin e Vlorës zonja Balluku tha:

“[…] është një investim prej 89 mln eurosh, pra i konsiderueshëm, por më e rëndësishme është se të gjitha subjektet në garë duhet të plotësojnë kushtin e eksperiencës në këtë fushë, duhet të jenë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e aviacionit.

Ekonomia lokale do gjejë një fushë të madhe veprimi, ndërtuesit, punonjësit do merren nga zona, por edhe nga vendi, ekonomia vendase do marrë zhvillim të madh.”

Për aeroportin e Vlorës qeveria ka hapur tenderin këtë muaj. Gjatë shpalljes së tenderit Ministrja Balluku është shprehur se punimet pritet të nisin 31 maj 2020. Ndërtimi i një aeroporti në Vlorë është premtuar që prej vitit 2017-të.

Për sa i përket hapjes së tunelit në Llogara, zonja Balluku tha se punimet do të jepen me koncesion 35-vjeçar dhe se ndërtimi pritet të nisë diku në mes të muajit shkurt të 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>