Konçesionet e sterilizimit, e inceneratorëve dhe të dializës nuk do të anullohen

Nga Exit News
Konçesionet e sterilizimit, e inceneratorëve dhe të dializës nuk do të anullohen

Konçesionet e sterilizimit, inceneratorëve dhe dializës nuk do të anullohen. Rama e njoftoi vendimin e tij në një intervistë për Ora Neës:

“Së pari e kam thënë dhe e përsëris varet se për çfarë flasim se ne kemi pezulluar ato pjesë të aktivitet që mund të pezullohen. Konçesionet janë shërbime për qytetarët. Nuk janë para siç thotë gjinkalla. Nëse doni të heqim dializën, të grumbullohen plehrat, sterilizmim,

Ndërsa për konçesionet e tjera, Zoti Rama tha se janë duke biseduar me kompanitë për të bërë një ristrukturim të pagesave të konçesioneve.

Kryeministri njoftoi se fasoneritë dhe call centerat nuk do të mbyllen. Pronarët e tyre do të duhet të respektojnë masat e distancimit social. “Nuk do ta ndalin punën dhe nuk janë vatra infeksioni nëse respektohen rregullat”, tha Rama.

Ndërsa për riatdhesimin e qytetarëve, Rama tha se u kthyhen në vend vetëm ato që ishin në kushte të këqija, të tjerët nuk do të kthehen derisa të hapen kufijtë:

“Ka pasur një nismë për të riatdhesuar një numër shqiptarësh që janë konstatuar si njerëzit në pikën më të madhe të hallit dhe janë kthyer në Shqipëri. Kufijtë janë të mbyllur dhe secili duhet të qëndrojë aty ku është dhe secili të bëjë rezistencën e vet atje”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme