Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi sot nga Brukslei se vendet e BE-së dhe institucionet ndërkombëtare premtuan 1,14 miliardë euro ndihmë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Komisioneri u shpreh se konferenca e donatorëve “Sëbashku për Shqipërinë” mbajtur pasditen e të hënës në Bruksel tejkaloi pritshmëritë para saj.
“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju,” tha Varhelyi në deklaratë për shtyp, të cilën e shpërndau edhe në Twitter.