Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut mund të mbahet në dhjetor 2020.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në një postim në Twitter ka shkruar se ‘Presidenca gjermane e BE-së duhet të jetë në gjendje të organizojë KPN-të e para me dy vendet në dhjetor. Është e mundur, ne e shohim se kushtet janë. Ku ka dëshirë, ka dhe një mënyrë.”
Konferenca e Parë Ndërqeveritare përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.
Nëse konferenca do të mbahet në dhjetor, Shqipëria duhet të ketë bërë progress konkret në 15 kushtet që Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.