Konfindustria kritikon amnistinë fiskale të Ramës: dëmton konkurrencën e ndershme

Konfindustria kritikon amnistinë fiskale të Ramës: dëmton konkurrencën e ndershme

Konfindustria shqiptare ka kritikuar propozimin e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale pë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit – deklarimi dhe depozitimi i pasurive ligjërisht në banka pa detyrime fiskale dhe pa asnjë përgjegjësi penale.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha se kjo amnisti rrezikon të godasë konkurrencën e ndershme mes bizneseve, të nxisë edhe më tej infomalitetin dhe rrezikon reformën në drejtësi.

Zoti Buxhuku theksoi se në nisma të tilla për legalizimin e parave nevojitet përfshirja e vendeve partnere që mund të mbikëqyrin procesin:

“Nisma e faljes fiskale e shpallur së fundmi nga Kryeministri Z. Edi Rama për të patur mundësi për sukses, duhet të ketë domosdoshmërisht miratimin paraprak dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në zbatim të shteteve partnere euroatlantike si SHBA-të dhe BE.

Në rast të kundërt jo vetëm rrezikohet dështimi që në fillim i nismës, goditet konkurrenca ndërmjet bizneseve, nxitet informaliteti ne ekonomi, por rrezikohet te dëmtohet rëndë Reforma në Drejtësi si dhe te preken interesat gjeostrategjike dhe euroatlantike të Shqipërisë.

Është i nevojshëm konsensusi i opozitës dhe fillimi i domosdoshëm i punës së Gjykatës Kushtetuese, që do të krijojë kushtet për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë në afatgjatë të faljes fiskale dhe penale te biznesi dhe qytetarët, si
domosdoshmëri për të shpresuar në sukses.

Konfindustria mbështet në parim një nismë të mirëmenduar të faljes fiskale të thellë për kapitalet”gri” të siguruara nga puna e bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.”

Më 29 shkurt në kongresin e PS, Edi Rama paraqiti propozimin për amnistinë e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë, të cilët do të kenë mundësinë që t’i depozitojnë ato ligjërisht në banka pa detyrime fiskale dhe pa asnjë përgjegjësi penale.

Të njëjtën politikë e ka propozuar në vitin 2011. qeveria Berisha. Atëhere, si kryetar i opozitës Rama e kundërshtoi ashpër këtë politikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>