Konfirmohen akuzat ndaj Kadri Veselit për krime gjatë luftës së Kosovës

Nga Exit News
Konfirmohen akuzat ndaj Kadri Veselit për krime gjatë luftës së Kosovës

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka konfirmuar aktakuzën për Kadri Veselin, aktualisht kryetar i PDK-së dhe një prej drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Ka qenë Veseli ai që ka njoftuar qytetarët se është njohur me aktakuzën të mërkurën, 4 nëntor, dhe se sot, 5 nëntor do të niset për në Hagë.

Veseli, bashkë me presidentin Thaçi, akuzohen se janë  përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Kadri Veseli, përmes deklaratës për shtyp, tha se do të tërhiqet nga drejtimi i PDK-së dhe çdo aktivitet tjetër politik e publik deri në përfundimin e procesit të tij në Hagë.

Ai theksoi se i vlerëson hetimet e Hagës dhe se i sheh ‘si mundësi që më në fund t’i përgjigjen dyshimeve e thashethemeve që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë.’

“Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit, e as për të penguar dhe ndërhyrë në ndonjë mënyrë në këtë proces”, u shpreh Veseli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>