
Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve, H5N8, sipas ministrisë së Bujqësisë.
Sëmundja është e pranishme në 3 vatra, Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan.
Shpendët e prekur dhe të dyshimtë janë eleminuar nga shërbimi veterinar.
Ministria njofton se ka ndaluar hyrjen e shpendëve në Shqipëri nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes.
H5N8, njohur ndryshe si Gripi i shpendëve është një virus shumë i rrezikshëm për shpendët, me shkallë vdekshmërie 75%.
Kafshët më të prekshme nga H5N8 janë përfshirë pulat dhe rosat.
Raste të transmetimit të virusit tek njerëzit janë zbuluar gjithashtu në kohët e fundit.
Në shkurt 2021 shtatë raste të njerëzve të infektuar u raportuan në Rusi. Megjithatë virusi nuk ka shfaqur simptoma klinike tek këta persona.