
Konfirmohen gjashtë viktimat e para nga tërmeti i magnitudës 6.4, që goditi Durrësin mëngjesin e sotëm.
Viktima e parë e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në Durrës ishte një vajzë 18-vjeçare. Më pas u nxorr edhe një vajzë 10-vjeçare dhe një tjetër person pa jetë.
Dy viktima të tjera u konfirmuan në Thumanë, 30km larg Tiranës, pasi ishin goditur nën ndërtesat e shembura.
Një tjetër viktimë u shënua në Kurbin, i cili raportohet se humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni, mes panikut nga tërmeti.
Dhjetëra persona të tjerë mendohet se kanë mbetur nën rrënoja, ndërkohë që vazhdon puna për shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre.
325 të lënduar u konfirmuan nga autoritetet dhe dëme të shumta materiale janë raportuar nga shumë qytete të vendit.
Autoritetet lajmëruar anulimin e mësimit në shkollat e të gjithë vendit sot.