Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Lezhës, Ilir Përdeda

Nga Exit News
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Lezhës, Ilir Përdeda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda.

Vendimi u dha të premten nga Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko dhe Genta Tafa Bungo.

KPK dërgoi për inspektim pranë Inspektorit të Larte të Drejtësisë dy çështje të shqyrtuara prej tij në Gjykatën e Lezhës, një civile dhe tjetra për vendimin penal për ndryshimin e masës së sigurisë një zyrtari të atrestuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, Komisioni nuk evidentoi probleme për kriterin e pasurisë dhe për pastërtinë e figurës.

Ilir Përdeda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Mirditë dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aktualisht, Përdeda është kandidat për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në një prej garave të hapura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>