Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Tiranës, Erjon Bani

Nga Exit News
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Tiranës, Erjon Bani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Komisioni nuk gjeti probleme në kriteret e vlerësimit për gjyqtarin Bani. Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bani është gjithashtu kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>