Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala

Nga Exit News
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, të martën, 4 gusht, gjyqtarin e Apelit Tiranë, Genti Shala. Vendimi i u morr nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimi i përbërë nga  gjyqatrët Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

KPK vendosi që të dërgojë për inspektim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) një çështje të vitit 2017, gjykuar nga Shala në Gjykatën e Apelit Tiranë në vitin 2017. Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti se gjyqtari kishte disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë ndër vite, por pas shpjegimeve nga gjyqtari, KPK vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin.

Genti Shala ka nisur punën si gjyqtar në vitin 1999, në Gjyktën e Shkodrës. Në periudhën 2006-2008, ai ka qenë anëtar  i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më pas në vitin 2010, Shala u emërua në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin vazhdon ta mbajë dhe sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>