Konflikt me armë në Durrës, plagosen dy persona

Nga Exit News
Konflikt me armë në Durrës, plagosen dy persona

Një konflikt me armë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person dhe nëna e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka nisur si pasojë e konfliktit të dy të rinjve O. Ç. dhe Z. J. Vëllai i Z.J, E.J ka qëlluar ndaj O.Ç dhe V.Ç duke i plagosur ata.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. J., 34 vjeç (vëllai i autorit) dhe O. N., 28 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>