Konflikt me armë në Vlorë, humb jetën një person

Nga Exit News
Konflikt me armë në Vlorë, humb jetën një person

Një konflikt me armë ka ndodhur në Vlorë mesditën e së hënës ku ka mbetur një i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku ka humbur jetën Bledar Birçaj rreth 40 vjeç.

Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos  pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë.

Sipas të dhënave deri tani ai u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij. Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe do të zbulojë autorët e krimit të ndodhur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>