Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj refuzoi marrëveshjen e propozuar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë më 14 gusht për një zgjidhje të mundshme për konfliktin e vazhdueshmë territorial.
Ministri i Jashtëm Ivica Dacic, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidenti Vucic, propozoi një rivizatim të kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe duke siguruar pavarësinë e popullsisë serbe në Kosovë.
Daçiç më 14 gusht shkroi një artikull të publikuar në gazetën Vecernje Novosti ku shkruan se Serbia heq dorë nga pretendimi i saj për të tërë territorin e Kosovës.
Por Hoxhaj e refuzoi thatë idenë, e cila do të kthente në territor të Serbisë një të pestën e territorit të Kosovës, duke e kthyer në rajon autonom të Serbisë disa nga bashkitë me shumicë serbe. Kosova e refuzon dhënien e autonomisë për bashkitë me shumicë serbe brenda territorit të saj duke u shprehur se kjo do të rriste ndikimin e Beogradit në Kosovë.
Hoxhaj shkroi në Twitter se në Kosovë do të ketë “demokraci multietnike me kufinj të njohur ndërkombëtarisht” dhe kjo do të qendrojë në këtë mënyrë. “Idetë e ripërtërira të Serbisë për ndryshimin e kufirit janë të rrezikshme dhe të papranueshme”— vazhdoi Hoxhaj.
Ndërsa, Daçiç në shkrimi e tij argumenton se “çdokush ka nevojë për një zgjidhje të konfliktit Serbi- Shqipëri, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshje… ku të gjitha palët janë të gatshme të fitojnë dhe të humbin diçka”.
Në propozimin e Daçiç përfshihet autonomia e bashkive me shumicë serbe në Kosovë, vendosja e manastireve të fesë Ortodokse nën statusin e mbrojtjes dhe kompesim financiar për pronat e pretenduara nga Serbia, përfshirë facilitate industriale dhe energjitike.
Kosova dhe Serbia kanë shprehur gjithmonë shpresën e tyre për anëtarësim në BE dhe kanë rënë dakord të bisedojnë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre. Por sidoqoftë shumë nacionalistë serb janë kundër anëtarësimit në BE, pro forcimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Disa ditë më parë edhe Presidenti i Serbisë Vucici u shpreh se ishte i gatshëm të zgjidhte konfliktin me Kosovën edhe nëse kjo i kushtonte humbjen e mbështetjes nga qytetarët serbë.
Sot në lidhje me marrëdhëniet Serbi – Kosovë ka folur edhe Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën serbe Blic. Kryeministri e ka quajtur idenë e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç se Kosova veriore mund të bashkohej me Serbinë dhe Lugina e Preshevës mund t’i shtohej Kosovës një “propozim i pazakonshëm”.
Më tej, ai ka shprehur mirënjohjen për presidentin serb Vuçiç dhe për iniciativën e tij për të zgjidhur konfliktin me Kosovën. Kryeministri Rama u shpreh se njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është “gjë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet”.
Zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë që do të sillte dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një kusht i nevojshmë për hapjen e negociatave për të dy vendet me BE-në.