
Kongresi amerikan zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë, me qëllim ndërgjegjësim e shoqërisë. Gra kosovare dëshmuan për dhunën e abuzimet seksuale që forcat serbe ushtruan në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Një prej dëshmitareve ishte Vasije Krasniqi Goodman, e cila ishte e para që rrëfeu përjetimet e dhunës seksuale mbi të. Ajo tregoi përpara Kongresit se ishte vetëm 16 vjeç kur ushtarët serbë e morën me forcë dhe e përdhunuan.
Zonja Goodman i bëri thirrje Kongresit që të dënoheshin krimet e luftës dhe dhunuesit të shkonin përpara drejtësisë.
“Megjithatë, kanë kaluar 20 vjet dhe drejtësia nuk është vënë në vend. Torturuesit e mi ende janë të lirë. Janë 20 mijë burra dhe gra që u mbijetuan krimeve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Të gjithë kërkojnë drejtësi!
Kërkoj drejtësi!” u shpreh ajo.