Kongresi Amerikan mban seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë

Kongresi Amerikan mban seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë

Kongresi amerikan zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë, me qëllim ndërgjegjësim e shoqërisë. Gra kosovare dëshmuan për dhunën e abuzimet seksuale që forcat serbe ushtruan në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Një prej dëshmitareve ishte Vasije Krasniqi Goodman, e cila ishte e para që rrëfeu përjetimet e dhunës seksuale mbi të. Ajo tregoi përpara Kongresit se ishte vetëm 16 vjeç kur ushtarët serbë e morën me forcë dhe e përdhunuan.

Zonja Goodman i bëri thirrje Kongresit që të dënoheshin krimet e luftës dhe dhunuesit të shkonin përpara drejtësisë.

Megjithatë, kanë kaluar 20 vjet dhe drejtësia nuk është vënë në vend. Torturuesit e mi ende janë të lirë. Janë 20 mijë burra dhe gra që u mbijetuan krimeve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Të gjithë kërkojnë drejtësi!
Kërkoj drejtësi!” u shpreh ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>