Sot, paradite ka nisur Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste. Më 18 mars Kryesia e PS vendosi mbledhjen e Kongresit të partisë me qëllim organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Kongresi do të ndahet në tre seksione.
Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, i cili tha se Partia Socialiste do të fitojë të gjitha bashkitë e vendit.
“Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë”.
Taulant Balla tha se vendi nuk po kalon asnjë ngërç politik pavarësisht se opozita ka lënë mandatet parlamentare dhe se PS ëshët ë gatshme për një “dialog parlamentar”.
“Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delegatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, – tha Balla.
Në pjesën e dytë të Kongresit do të flasë Kryeministri Rama, i cili do të prezantojë rikandidimin e Erion Veliajt dhe vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Bashkinë Tiranë.
Me rastin e prezantimit të Erion Veliajt, Partia Socialiste ka organizuar një koncert të madhe në sheshin Nënë Tereza, përgatitjet për të cilin kapin vlerën e rreth 500 mijë euro.