Kongresi ka shkarkuar Tramp për herë të dytë gjatë mandatit të tij presidencial.
Tramp është presidenti i parë në historisë e SHBA që shkarkohet dy herë.
Demokratët kanë votuar pro shkarkimit të tij.
Pas diskutimeve dhe debateve, Dhoma e Përfaqësueve votoi pro shkarkimit të Trampit për rolin e tij në ngjarjet e javës së kaluar në Kapitol.
Demokratët e akuzojnë Trampin për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendojnë se Tramp inkurajoi në mënyrë aktive dhunën në Kapitolin e SHBA.
Por që shkarkimi të hyjë në fuqi ai duhet të votohet edhe nga 2/3 e Senatit ku Republikanët dhe Demokratët janë ndarë 50 – 50.
Nëse të gjithë senatorët demokratë do të votjnë për shkarkimin e presidentit, do të duhen minumumi edhe 17 republikaë që Tramp të shkarkohet.
Por Senati nuk ka gjasa të mblidhet para datës 19 janar për këtë çështje.
Një zëdhënës i udhëheqësit të Senatit Miç MekKonell ka konfirmuar se kreu i Republikanëve nuk do të mbledhë përsëri Senatin në një seancë urgjente për shkarkimin e Tramp.
Mbledhja e radhës së Senatit është më 19 janar, një ditë para inagurimit të Bajden si president. Kështu që votimi i Senatit për shkarkimin e Tramp ka gjasa të kryhet kur ai nuk do të jetë më në detyrë.
Kjo është hera e dytë që Tramp shkarkohet nga Kongresi. Dhjetorin e kaluar Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës votoi pro shkarkimit të Presidentit Donald Tramp pasi e akuzoi se i kërkoi një vendi të huaj (Ukrainës) të hetonte rivalin e tij politik gjatë zgjedhjeve presidenciale 2020 dhe për pengim të Kongresit në hetimin e kësaj çëshjeje.
Megjithatë shkarkimi u bllokua në Senat nga republikanët, disa prej të cilëve kanë shprehur pakënaqësi me Tramp për ngjarjet e fundit.