Kongresmenja amerikane përshkruan si i përjetoi trazirat në Kapitol

Nga Exit News
Kongresmenja amerikane përshkruan si i përjetoi trazirat në Kapitol

Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka rrëfyer se është dhunuar seksualisht më parë.

Mbrëmjen e së hënës, në një deklaratë direkte në Instagram, ajo foli për shkuarën e saj dhe akuzoi republikanët se po përdorin ‘taktikat e abuzuesve’ duke mos pranuar fajin për trazirat e 6 janarit në Kapitol dhe duke i kërkuar të gjithëve ta harrojnë ngjarjen dhe të vazhdojnë para.

Ocasio-Cortez tha se nuk po përpiqet të lidhë ngjarjet e së shkuarës së saj me trazirat në Kapitol. Por sipas saj ‘të gjitha traumat që përjetojmë, ndërlidhen me njëra-tjetrën’.

Gjatë një transmetimi më shumë se një orë, Ocasio-Cortez ndau detaje për atë ç’ka përjetoi në 6 janar: frikë për jetën dhe shqetësim, teksa ajo vrapoi të fshihej për t’i shpëtuar turmës.

Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të presidentit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Nga përplasjet me policinë, u raportuan viktima, të plagosur dhe mbi 50 persona të arrestuar.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>