Konjufca i përgjigjet kryetares së KQZ: Je në shërbim të krimit të organizuar

Nga Exit News
Konjufca i përgjigjet kryetares së KQZ: Je në shërbim të krimit të organizuar

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca është përplasur me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, duke e akuzuar atë se është në shërbim të krimit të organizuar.

Konjufca, akuzoi kryetaren e KQZ se po punon për pamundësimin e kandidimit për deputet të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Daka ka deklaruar se akuzat politike të partive, lidhur me përjashtimin nga gara të kandidatëve të dënuar, janë ndërhyrje në punën e KQZ për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat Daka tha se ajo është kërcënuar dhe këto kërcënime po i përjeton dhe familja e saj.

Konjufca ka reaguar sërish pas kësaj deklarate të Dakës. Për Koha.net ai ka thënë  se nuk ka folur për Valdete Dakën si nënë, por si person që me kompetencat që ka po e keqpërdor detyrën.

“Demokracinë përfaqësuese dhe sigurinë juridike në Kosovë nuk e rrezikon fare fakti që Valdete Daka është nënë, por që ajo, si kryetare e KQZ-së, po e keqpërdor pozitën e saj publike. Ajo e ka përgjegjësi kushtetuese lehtësimin e shprehjes së vullnetit qytetar në zgjedhje”.

Konjufca është shprehur se  Valdete Daka me vendimet e saj dhe ndikimin në KQZ është vënë në shërbim të krimit të organizuar që është mobilizuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara politike.

Së dyti , sipas Konjufcës ajo po e synon edhe eliminimin e votuesve jashtë vendit nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe disa organizata të shoqërisë civile kanë reaguar për akuzat ndaj Valdete Dakës duke kërkuar hetim për situatën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>