Bazuar në një raport të hartuar nga ish-drejtori i FBI-së, Louis J. Freeh, i cili drejton firmën e konsulencës Freeh Group International Solutions, avokati personal i Presidentit të SHBA Trump, Rudy Giuliani, i ka dërguar një letër presidentit rumun Klaus Iohannis, ku i kërkon të tërhiqet nga Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion e Rumanisë, e cila ka zbuluar disa raste të politikanëve rumunë të korruptuar.
Letra e Guilianit vlen të lexohet jo vetëm sepse shkon kundër politikës së jashtme të SHBA, e cila, si në Shqipëri, ka mbështetur reformën në drejtësi dhe fushatën e vazhdueshme kundër korrupsionit në Rumani.
Duket se Guiliani e shkroi letrën me urdhër të Louis Freeh, i cili në fakt ishte personi i parë që Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj takoi pasi mori detyrën në mars 2017. Pas takimit, Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi këtë deklaratë për shtyp:
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me z. Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.
Zoti Freeh uroj ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.
Siç kemi theksuar dhe më parë, Freeh nuk është më një përfaqësues i qeverisë amerikane, por një konsulent privat. Letra e Giulianit tashmë tregon qartë qëndrimin e Freeh në lidhje me masat antikorrupsion Ky qëndrim na jep një këndvështrim tjetër për takimin mes Xhafajt dhe Freeh tashmë që dhe reforma në drejtësi në Shqipëri po shkakton çdo ditë e më shumë kaos. Çfarë konsulence ka ofruar Freeh për ministrin Xhafaj ndërkohë?