Konsullata shqiptare në Milano njoftoi se do të pezullojë aktivitetin e saj për shkak të masave të reja të vendosura në Itali.
Në një njoftim në Facebook, konsullata pohoi se qytetarët që kanë lënë takime do të njoftohen nëpërmjet emailit për datat e reja të takimeve.
“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.”