Konsulli i Shqipërisë në Liban: Do të riatdhesohen të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare

Konsulli i Shqipërisë në Liban: Do të riatdhesohen të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb në një intervistë ekskluzive për Top Channel nga gazetari Muhamed Veliu, tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë fëmijëve dhe të gjitha grave shqiptare që nuk janë përfshirë në krim.

Ai theksoi se të ka qenë një mision shumë i vështirë sepse kanë qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ghorayeb theksoi se vazhdohet me negociatat e ambasadës me ndihmën e gjenerali Abaz Ibrahimi.

“Është shpenzuar shumë kohë që nga riatdhesimi i Alvin Berishës së bashku me drejtorin Gledis Nano dhe Indritin. Nuk dua të përsëris, por dua të theksoj se ishin negociata të forta të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës. Mu dha mua një leje e posatshme për të vazhduar këtë punë për të sjellë në shtëpi këta fëmijë.

Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi i cili u dha urdhër vartësve që ta shikonin këtë çështje. Fillimisht kemi shkuar në Demask, ka qenë e vështirë se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS.

Ata na dhanë 25 forca të armatosura. Oficerët e antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë, nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincë për një javë. Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në krime, të gjitha ata gra e baba të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit”, tha ai për Top Channel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>