
Konsulli shqiptar në Janinë Eltjon Vërleni deklaroi të shtunën, se po negociojnë me palën greke për t’i kërkuar asaj shtimin e stafit policor dhe mjekësor në doganë.
Në një prononcim për median, Vërleni u shpreh:
“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë.”
Ai e quajti situatën në pikën kufitare të Kakavijës ‘të jashtëzakonshme’.