Konsumimi i kafes i bën mirë shëndetit

Nga Exit News
Konsumimi i kafes i bën mirë shëndetit

Kafeja ul rrezikun e sëmundjes së Parkinstonit, melanomën, kancerin e prostatës dhe shumë sëmundje të tjera.

Një studim i fundit i kryer në SHBA ka gjetur se konsumimi i kafeinës ul rrezikun e të gjitha llojeve të sëmundjeve përfshirë Parkinstonit, melanomën, kancerin e prostatës, depresionin, cerozën. kancerin e mëlçisë, tipin 2 të diabetit.

Madje, disa studime të tjera kanë gjetur se konsumimi I rreth 400 miligramë kafeinë në ditë rrit jetëgjatësinë.

Në një studim me 200 mijë pjesmarrës, në 30 vjet, të cilët konsumonin 3 deri në 5 filxhanë kafe në ditë, me ose pa kafeinë, kishin 15% më pak gjasa të vdisnin më vonë se sa ata që nuk pinin kafe.

Shqetësimi më shpesh i lidhur me kafeinën është se të “lë pa gjumë”, por në personat me vështirësi në gjumë nuk paraqitte asnjë lidhje mes gjumit dhe kafeinës.

Por, sipas shkencëtarëve përfitimet shëndetësore nga kafeja janë të lidhura me mënyrën se si ajo përgatitet.
Kështu, një gazetë franceze shkruan se nëse kafja nuk kalon në filtër, mbetjet e saj dëmtojnë enët e gjakut dhe rrisin kolesterolin.

Ose konsumimi i kafes me krem, me shumë sheqer, me shyryp e bëjnë atë nga një produkt me pak kalori në një produket të dëmshëm për shëndetit me rreth 500 deri në 600 kalori.

Por të gjithë studimet arrijnë në përfundimit se kafeja ekspres filter pa sheqer është produkti më i mirë për shëndetin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>