Kontrata e majme e koncesionit të sterilizimit

Kontrata e majme e koncesionit të sterilizimit

Koncesioni më i madh i dhënë nga qeveria është ai i sterilizimit të paisjeve mjekësore. Ky koncesion do të kushtojë 71 milionë euro pa TVSH për 10 vitet e ardhshme.

Sipas kontratës koncesionare të botuar në portalin Syri.net, qytetarët shqiptarë i paguajnë kompanisë koncesionare SaniService Sh.p.k deri në 275 euro për çdo operacion që kryhet në spitalet publike të Shqipërisë, përfshirë lindjen natyrale, deri në vitin 2025.

Gjithashtu në kontratë parashikohet se:

  • Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor do t’i paguaj konçesionarit; 37 mijë e 700 lekë për çdo ndërhyrje me kompleksitet të lartë, 22 mijë e 300 lekë për çdo operacion me kompleksitet të mesëm dhe 13 mijë e 900 lekë ose 100 euro për çdo ndërhyrje të lehtë që kryhet në spitalet publike të Shqipërisë.
  • Qeveria do t’i paguaj kompanisë 1 090 lekë për çdo paketim me material të sterilizuar me temperaturë të ulët dhe 266 lekë për çdo paketim në autoklavë me avull.
  • Këto çmime janë vetëm për vitin e parë të koncesionit. Në kontratë është parashikuar se ato do të rriten çdo vit duke u indeksuar me inflacionin zyrtar që publikon Instituti i Statistikave.
  • Qeveria nuk ka vendosur një kufij të sipërm të të ardhurave që do të marrë kompania koncesionare, por vetëm sa ka garantuar nivelin minimal të tyre.
  • Nëse numri i operacioneve do të jetë i lartë fatura e koncesionit të sterilizimit mund të rritet pafundësisht deri në 15 miliardë lekë.
  • Ky koncesion do të trajtohet sipas formulës “Pay and Use,” pra, kompania që do të kryejë shërbimin do të paguhet për njësi, që në këtë rast është ndërhyrja kirurgjikale

Megjithëse, qeveria është kritikuar shpesh për dhënien e shërbimeve shëndetësore me konçesion sipas skemës së partneritetit publik-privat, Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për t’i mbrojtur ato. Për të disatën herë ai ka pohuar mbështetjen e tij jo vetëm për partneritetet publike-private (PPP) ekzistuese dhe ka premtuar se ato do të vazhdojnë të rriten në numër duke mbuluar gjithnjë e më shumë shërbime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>