Policia e Korçës ka arrestuar të mërkurën 3 persona për trafik të paligjshëm të 7 emigrantëve, në këmbim të pagesës.
“Tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat”, njoftoi Policia e Korçës.
Personat e arrestuar janë:
E. L., 28 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.
E. M., 29 vjeç, banues në Durrës.
R. H., 24 vjeç, banues në Kavajë.
Ata po i transportonin emigrantët me dy mjete në drejtim të Tiranës.