Korea e Jugut përballet me valën e 3-të: Mbyll baret dhe restorantet në Seul

Nga Exit News
Korea e Jugut përballet me valën e 3-të: Mbyll baret dhe restorantet në Seul

Korea e Jugut ka vendosur mbylljen e klubeve të natës, restoranteve, dhe vendeve fetare në Seul, në një përpjekje për të ndaluar valën e tretë të Covid-19, njoftoi të dielën ministri korean i shëndetësisë.

Vendimi, i cili hynë në fuqi të martën, i detyron dyqanet të shërbejnë vetëm catering, dhe restorantet do të mbyllen në orën 21:00. Kufizimet do të shtrihen edhe në palestar dhe në mbledhjet sportive.

Korea e jugut po zbaton një sistem të rreptë të testimit dhe gjurmimit, për të ndaluar përhapjen e virusit, por pavarësisht kësaj, vendi ka pasur shpërthime të vazhdueshme të infektimeve.

Korea e Jugut raportoi të shtunën, për të pestën ditë radhazi më shumë se 300 raste të infektuar me koronavirus. Deri më tani, autoritetet kanë raportuar 30, 733 të infektuar dhe 505 vdekje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>