Koreja e Veriut sulmon rrejtin kompjuterik të kompaninë Astra Zeneca

Nga Exit News
Koreja e Veriut sulmon rrejtin kompjuterik të kompaninë Astra Zeneca

Hakerat (piratë të rrjetit informatik) nga Koreja e Veriut janë përpjekur për të hyrë në systemin e kompanisë Astra Zeneca përmes viruseve dërguar stafit të saj, sipas Reuters.

Stafi i AstraZeneca ka thënë se atyre u ishte afruar mundësi e rreme pune “me kod të dëmshëm (viruse) të krijuar për të fituar akses në kompjuterat e tyre”.

Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht raste të koronavirusit.

Përpjekja e ndërhyrjes në sistemin e kompanisë, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit ka prodhuar vaksinën antikovid, vjen vetëm disa orë pasi Koreja e Jugut ndaloi sulme të ngjashme në kompanitë koreane të prodhimit të vaksinës.

Informacioni i vjedhur mund të shitet ose t’u jepet vendeve të huaja për të fituar avantazh në prodhimin e vaksinës.

Në fillim të këtij muaji, Microsoft paralajmëroi se kishte “zbuluar sulme kibernetike nga tre kompani të shteteve të ndryshme të botës që synonin [ndërmarrjet] që punojnë për zbulimet e vaksinave dhe trajtimeve për COVID-19”. Microsoft ka identifikuar tre kompani të shquara të mbështetura nga Rusia dhe nga Koreja e Veriut.

Një sulm i ngjashëm arriti të marrë të dhënat konfidenciale të pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe kërcënoi se do ta zhdukte bazën e të dhënave nëse nuk paguheshin me kriptovalutë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>