Qeveria jep shifra kontradiktore në lidhje me testimet për koronavirus

Nga Exit News
Qeveria jep shifra kontradiktore në lidhje me testimet për koronavirus

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë testuar 18 persona të dyshuar se ishin të infektuar me koronavirusin, Covid-19, por asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitiv.

Këto të dhëna ministria i bëri publike në mbledhjen e Task Forcës, ku ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh:

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Një ditë më parë, ministria njoftoi se janë testuar 17 persona të dyshuar për koronavirus dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

Nga deklarata e sotme e ministres Manastirliu nuk kuptohet nëse 18 rastet e testuara janë raste të reja apo në 24-orët e fundit është bërë vetëm një testim i ri dhe shifra ’18’ është akumulative e gjithë testimeve të ditëve të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>