Koronavirus, SHBA regjistron numrin më të lartë të viktimave në 24 orë

Nga Exit News
Koronavirus, SHBA regjistron numrin më të lartë të viktimave në 24 orë

1858 pacientë me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën jetën në 24 orët e fundit, duke shënuar rekord të ri për vdekjet në një ditë.

Në total numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 400 mijë banorë, prej të cilëve rreth 13 mijë kanë humbur jetën.

Në vend të parë si vendi më i prekur është New Yorku, me rreth 139 mijë të infektuar dhe 5489 viktima në total.

Në 24 orët e fundit, 806 pacientë humbën jetën në New York, duke shënuar sërish rekord për qytetin më të populluar të SHBA-ve.

Pas New Yorkut, vendet më të prekura janë New Jersey, Michigan dhe California.

Harta e vatrave më të nxehta në SHBA

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>