
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një qytetar.
Ndërkohë, nga testimi i 2 660 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 11 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 563 raste.
Mbeten 733 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 497 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 248 pacientë kanë humbur jetën.