Koronavirusi: agjenti i ndryshimit rrënjësor të arsimit shqiptar

Nga Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi
Koronavirusi: agjenti i ndryshimit rrënjësor të arsimit shqiptar Nevila Xhindi landscape

Këto ditë, të gjithë jemi përballur si kurrë më parë me distancën: punë në distancë, biseda në distancë, mësim në distancë, pazare në distancë, distancë sociale, distancë fizike… Duket se koha “online” ka “dhunuar” kohën e vërtetë, atë që rrjedh me rrjedhën e veprimtarive tona dhe ndërveprimit me të tjerë.

Çerdhet, kopshtet, shkollat janë të mbyllura. Fëmijë, nxënës e studentë janë të gjithë në shtëpi, me librat në duar apo mbi komodinë dhe me laptopin përpara këmbëve. Duket sikur jetojmë në një klishe filmash holkivudianë.

Ndërsa shumë shpejt u “lëshuan”nga Ministria e Arsimit masat e para të mësimit online, megjithëse të vetëdijshëm për mundësi reale gati të pamundura, edhe mësueset bënë të njëjtën gjë me ne prindërit email, whatsapp, viber… të gjithë iu futëm mësimit virtual!

Ky është momenti i vërtetë i provës së milionave të shpenzuara për dixhitalizim e mësim online të arsimit shqiptar.

Si familjarë por edhe si taksapagues, jemi ne hallka e fundit e zinxhirit të provës. Është provë jo e lehtë për ne, as e lirë sepse jo të gjithë e kemi mundësinë e 24 orëve internet të qëndrueshëm, për laptop apo celular të përshtatshëm. Veçanërisht kur shumë nga ne kanë mbetur pa rrogë.

Por realiteti tashme na ka kapur dhe ne duhet t’i përshtatemi.

Çfarë do bëhet me arsimin në Shqipëri në këtë realitet të zhvillimeve  të reja?

Procesi arsimor online po ecën në një korsi të përshpejtuar për shkak të pandemisë së COVID-19, Pasojat e kësaj shpejtësie nuk i dimë ende, por shumë pikëpyetje janë bërë të qarta që tani dhe shumë dyshime mbi mundësitë për t’i adresuar ato.

Ashtu si edhe për ekonominë, eksperimenti gjigant i arsimit online do të përshpejtojë ndryshimet që ishin tashmë në lojë.

Unë vetë jam duke e provuar eksperimentin e mësimit online, njëherazi si prind nxënësesh dhe si pegadoge universiteti. E pranoj me zë: është sfidues!

Por ndërsa për sfidat e ekonomisë po flitet shumë dhe po bëhet diçka për të arsimit nuk po flet askush.

A është arsimi një çështje për diskutim ashtu si edhe ekonomia? Pse nuk po flitet për të?

A na e dha mësimin ky virus që tashmë ne na nevojitet të rishohim me kujdes strategjinë e arsimit në Shqipëri, ligjin, aktet nënligjore?

A është edukimi dhe mësimi e njëjta gjë? Si duhen trajtuar ato?

A ka qenë zhvilluar deri më tash mësimi në një mjedis fizik tepër të ngurtë?

A duhet të mendojmë më shumë për një kurrikul dinamike, interaktive, krijuese me më shumë art, sport, ku shëndeti fizik dhe mendor i nxënësit të jetë në qendër?

A ishin mësuesit tanë gati?

A kishim menduar apo duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht për trainimin e tyre të vazhdueshëm, dhe jo vetëm të trainojmë drejtorët (ndonëse edhe këtu ka shumë vend për diskutim).

A duhet ndonjëherë t’u themi faleminderit për përkushtimin dhe fleksibilitetin mësuesve që jetojnë, punojnë e u duhet të përshtaten sipas orekseve politike të rradhës?

Dhe mbase pyetja më e madhe nga të gjitha: Cilat janë implikimet në arsim në lidhje me ngarkesat aktuale të borxhit?

Të gjitha këto pyetje më dalin përpara, ndërsa përballemi me këtë kurs të ri jetese, përplasjeje në mësimin dixhital.

Nuk do të pretendoj që e di zgjidhen e tyre. Por di që rimarrja në konsideratë e këtyre pyetjeve për të siguruar përgjigje që vlejnë për dekadat e jo për ciklin politik partiak, ka të ngjarë të sillet rreth mësimit të vazhdueshëm.

Si të gjitha zhvillimet e teknologjisë dhe përpjekjet e transformimit, sfidat më të mëdha zakonisht përfshijnë ndryshimin kulturor. Mësimi online kërkon disiplinë. Edukimi gjithashtu kërkon disiplinë.

Ky realitet do të favorizojë atë lloj nxënësi apo studenti që do të dijë të krijojë një rutinë të “ online” në oraret e tjetërsuara sociologjikisht të kohës së vërtetë.

Nëse popullata do të mësohet me të mësuarit dixhital, do të bëjë që më shumë gjasa të përpilohen politikat dhe burimet për ta mbështetur atë.

Platformat shkollore online do të kthehen në prioritet gjithmonë e më shumë, pavarësisht sesa interesante na janë dukur më pare. Mësimi do të dixhitalizohet, librat shkollorë (letër) do të kenë çmim të lartë.

Ky ndryshim i procesit do të thotë që shkollat do të investojnë shumë në dixhitalizim. Kjo kërkon një gjeneratë të re mësuesish, inxhinierësh, socilogësh, psikologësh… krejt ndryshe nga sa e kishim menduar më parë…cdhe shumë, shumë para!

8 komente

  1. Teuta 25 Mars, 2020 në 10:47 pm

    Shumë e vërtetē
    Arsimi dixhital na sjell një ndryshim edhe në psikologji edhe në mënyrën e te menduarit .
    Por na fut në një tunel ku duhet të zbulomë mineralin mendor të cilit duhet ti japim format që ta përthith saktë informacionin nëpermjet dixhitalizimit .
    Mësuesit janë heronj të heshtur që po përballen me këtë dichitalizim. Duke qënë të pa trainuar , po ia dalin më së miri ta përshtasin mënyrën e dhënies së mësimit , metodikën , ndërveprimin për të arritur maksimalen .

  2. N.SH 26 Mars, 2020 në 11:03 am

    Shume e sakte. Kjo situate tregoi me se pari qe sistemi yne kurrikular, parauniversitar dhe universitar, nuk ishte konceptuar per tu konvertuar on line.
    Mesuesit nuk jane heronj, nuk e pranoj dot kete. mesuesit treguan se sa nte vagullta i kane lidhejt me teknologjine. Sepse nuk mund te japesh mesim me wAp. nuk njihet fare sistemi i claasroom dhe asnje mesim nuk eshte i konvertueshem per kete platforme.
    Per te mos kaluar te menyra se si do te kontrollohen nxenesit. Kjo qe po ndodh eshte nje shfaqje e vetgenjeshtres dhe shkaterrimit.

    • Oficeri 27 Mars, 2020 në 3:50 pm

      Shume e sakte

  3. Emri 26 Mars, 2020 në 3:27 pm

    Doli dhe kjo narja. Nuk di si nuk gjen fot Shkodra, Shqiperia dhe PD njerez me te sakte ta perfaqesojne.

  4. Prind 26 Mars, 2020 në 10:01 pm

    Ky mesimi on line eshte nje deshtim total. Tani mesues jemi ne primferit dhe mesuesit e paguar nga faksat tona jane vetem vleresues sesa te afte jemi ne prinderit. Pra e kote ti quash jo heronj, por as mesues. C’fare e si ua mesojne nxenesve, pra femijeve tane?
    Turp. Te mos flasim pastaj per nivelin foshnjarak te librave.

    • Oficeri 27 Mars, 2020 në 3:52 pm

      Shume e sakte

    • Mësues 29 Mars, 2020 në 10:00 pm

      Po ti qënke opinionist/e, analist/e, akademik/e bëj një aplikim online se si kuti mëndje s’do ngelet minitri pa të ofruar një post.
      Turp për ju që flisni nga zverku…🤮

  5. Prind 27 Mars, 2020 në 9:26 pm

    Nuk mund te besh mesim on line me mesues qe dine te perdorin vetem wat’s up.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme