
Festivali i përvtishëm Eurovision, i planifikuar për t’u zhvilluar në muajin maj në Rotterdam, do të anullohet për shkak të koronavirusit.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, organizatorët deklaruan se për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të Covid-19, Eurovisioni nuk do të zhvillohet.
Ky është rasti i parë që Eurovision nuk do të zhvillohet. Jon Ola Sand, përgjegjësi ekzekutiv i festivalit, pohoi se po shqyrtohet mundësia që Eurovisioni të zhvillohet vitin tjetër.
Për shkak të situatës nga koronavirusi janë anulluar gjithashtu dhe kampionatet e futbollit në botë, si dhe Kampionati Europian.