Ndeshjet e Superligës pa tifozë prej koronavirusit

Nga Exit News
Ndeshjet e Superligës pa tifozë prej koronavirusit

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi mesditën e sotme se 2 ndeshjet e së hënës në Superligë nuk do të pezullohen, por do të luhen pa tifozë, ndërkohë që ndeshja miqësore me Slloveninë, e parashikuar për t’u luajtur më 30 mars në Udine, është zhvendosur në Koper të Sllovenisë.

Përmes një deklarate për shtyp, FSHF deklaroi se pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë “për të pezulluar aktivitetet sportive dhe sociale” kishte vendosur që ndeshjet Vllaznia-Partizani në Shkodër dhe Skënderbeu-Kukësi në Korçë të luhen pa tifozë pasi:

“Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se 4 ekipet janë grumbulluar tashmë në Shkodër dhe Korçë, të vijohej me ndeshjet […] me dyer të mbyllura”.

FSHF shprehet se i ka kërkuar qeverisë takim për të diskutuar “në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve sportive”.

Superliga zhvillon sot ndeshjet e mbartura nga java e 26-të, ndërsa kampionati kryesohet nga Tirana me 53 pikë. Bardheblutë kryesojnë pas 3 muajsh pa humbje, pas vijnë Kukësi me 44 pikë dhe Laçi me 41.

Më vonë gjatë drekës, Federata Sllovene e Futbollit, njoftoi në Facebook se ndeshja miqësore me kombëtaren shqiptare do të zhvendoset nga Udine (Itali) në Koper (Slloveni), për shkak të situatës me koronavirusin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>