4 persona, punonjëse të Gjendjes Civile dhe të një çerdheje, në Berat, rezultuan të infektuara me koronavirus, të premten, raporton Balkanweb.
Dy punonjëse të Zyrës së Gjendjes Civile të Rajonit nr.3 në Berat rezultuan pozitive me koronavirus. Zyrat e gjendjes civile u dezinfektuan dhe u mbyllën për disa ditë. Punonjëset janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ato janë vetë-karantinuar.
Njësoj edhe për dy punonjëse, një edukatore dhe një sanitare, të çerdhes “Donika Kastrioti” në Berat. Ambjetet e çerdhes u dezinfektuan dhe çerdhja do ët qendrojë e mbyllur për disa ditë.
Ndërkohë, Drejtoria e Shëndetit Publik njofton për Balkanëeb se po priten përgjigjet e analizave për dy klasa të gjimnazit ‘Bab Dudë Karbunata”, të edukatoreve e sanitareve të kopshtit “10 Korriku” dhe të sfatit të mjekëve e infermirëve në Qendrat Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat.
Në Berat ka 128 persona të infektuar që prej fillimti të pandemisë.