Koronavirusi mund të transmetohet nga ajri

Nga Exit News
Koronavirusi mund të transmetohet nga ajri

Wendy Barclay, kryetare për virologjinë e gipit në kolegjin Imperial të Londrës mendon se koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për më shumë se një orë dhe të infektojë qytetarët.

Në krye të javës Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte lajme të reja për mundësinë e transmetimit nga ajri të virusit Covid-19.

Barclay i tha BBC se kjo është hera e parë që OBSH pranon se virusi përhapet edhe në rrugë ajrore.

Ajo argumentoi se virusi mund të qëndrojë pezull në ajër dhe të largohet në një distancë të caktuar nga personi i infektuar që e përhap atë.

Studimet laboratorike tregojnë se koronavirusi ruan vetinë infektuese për më shumë se një orë në ajër.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme