Koronavirusi në Itali: 329 raste të reja dhe 43 viktima

Nga Exit News
Koronavirusi në Itali: 329 raste të reja dhe 43 viktima

Në Itali është rritur numri it ë infektuarve të rinj me Covid-19 në një ditë. Në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv me koronavirus 329 raste. Numrat, që deri dje ishin në rënie, janë shtuar edhe për shkak të numrit më të lartë të testimeve të kryera gjatë ditës.

Pjesa më e madhe e të infektuarve të rinj janë në zonën e Lombardisë. Edhe numri i viktimave ka shënuar rritje krahasuar me dy ditë më parë.

Numri total i të prekurve me Covid-19 në Itali është 237 828. 163 qytetarë janë në terapi intensive dhe numri total i viktimave ka arritur 34 448 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>